“Një fabul që shumica e femrave e kanë kaluar”, Xheisara flet për këngën e saj të re

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xheisara, ka qenë mbrëmjen e sotme e ftuar në “Zonë e Lirë”. Ajo ka folur për këngën e saj më të re me titull “Tjetra”.

“Ishte një këngë që ka ndodhur komplet rastësisht. Jona Kalemaj ishte një ditë e frymëzuar dhe kishte bërë një tekst, më sugjeroi ta lexoja. Kur e lexova, kuptova se shumica e femrave e kanë kaluar këtë gjë të paktën një herë në jetë. Në rastin konkret, fabula ime flet për një marrëdhënie që vajza nuk e dinte që djali ishte i martuar. Në momentin që ajo e mori vesh, nuk e vazhdoi marrëdhënien me këtë djalë dhe i dha vetbesim vetes që do ia dilte para pa të. Në momentin që unë e lexova më dha një energji pozitive dhe prekëse dhe thash pse jo mos ta bëj këtë këngë”, tha Xheisara.

Ju mund të pëlqeni dhe këto