Nesër eventi i madh i motorristëve në Tiranë, Enduro Albania Moto Fest

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” kanë qenë të ftuar disa motorristë që kanë sjellë disa detaje mbi eventin e madh të motorristëve që do ndodhi nesër tek sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë.

Gerhard Lilaj, Florian Asllani, Dashamir Mata, Enea Tafili, Julian Dama, Florian Doci, Joanis Vasiliu, Denis Kallaku, Erjus Tufa, Redion Kadroja, Dhimitri Poulios dhe Dionis Kandilas, janë motorristët që kanë qenë sot në emision.

“Nesër te “Nënë Tereza” ftojmë gjithë dashamirësit e motorrave dhe gjithë miqtë tanë, ku në këtë event do të dhurojmë një garë, një show nga ora 10 e paradites e deri në mesnatë. Kemi një paradë përshëndetëse në orën 18:00 në qytetin e Tiranës dhe më pas do të shkojmë në shesh ku do të ketë një koncert nga Eneda Tarifa dhe Devis Xherahu. Nesër do kemi diku tek 600 pjesëmarrje motorrike tek sheshi. Është një moto fest i vërtetë dhe janë ftuar të gjithë kategoritë e motorrave dhe të gjithë janë të ftuar. Ky event ka dy qëllime; ngjallja e dëshirës për botën e motoçiklizmit dhe sensibilizimi për të”, tha njëri prej pjesëmarrësve që ka qenë i ftuar në emision.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto