“Në vendin e bunkerëve dhe piramidave”, Elona Zhara sjell librin e saj të ri

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” është e ftuar shkrimtarja shqiptare Elona Zhara, e cila ka botuar 6 libra gjithsej.

Sot, ajo ka ardhur për të promovuar librin e saj të ri me titull “Në vendin e bunkerëve dhe piramidave” që është shkruar në gjuhën frënge.

Ajo ka treguar se të gjithë të interesuarit dhe që ndodhen jashtë vendit, mund ta gjejnë librin e saj online. Në këtë libër, personazhi kryesor është Brahimi Z., jeta dhe vështirësitë e të cilit pas rënies së komunizmit, rrëfehen në këtë libër.

Elona ka treguar se personazhi kryesor i këtij libri është i frymëzuar nga jeta e babait të saj. “Personazhi është i bazuar në histori reale, por është një personazh fiktiv”, ka thënë Elona.

Ju mund të pëlqeni dhe këto