Në kushte karantine, Arjan Dredhasi sjell këngën për koronavirusin

Këngëtari Arjan Dredhasi ka qenë në një lidhje Skype sot me emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka promovuar këngën e tij të re që e ka bërë për koronavirusin.

“Ideja është që mund të bëhet një këngë, një tekst, një klip nga shtëpia. E mira është që të rrinë në shtëpi për të mirën e tyre. Besoj që kjo luftë do mbaroj së shpejti, por kemi nisur nga etapa e gurit dhe arritëm tek etapa e koronavirusit. Audio, video, janë në ambientin e shtëpisë”, ka thënë Arjan Dredhasi.

Më poshtë mund të dëgjoni këngën e tij për koronavirusin:

Ju mund të pëlqeni dhe këto