Në kohë pandemie vjen Festivali i Teatrove Online, nga 23 Shkurti

Hervin Çuli dhe Altin Basha në një lidhje me “Zoom” me emisionin “Zonë e Lirë” kanë folur për Festivalin e Teatrove online, që do të fillojë nga 23 shkurti, ora 19:00 dhe do të mbahet për 20 ditë rresht.

“Do transmetohen shfaqjet që institucionet përkatëse i kanë xhiruar në mënyrë profesionale, por që nuk janë shfaqur kaq shumë dhe ne do t’i grumbullojmë dhe do t’i japim në livestream për 20 ditë rresht… Ky festival ka një të veçantë se një shfaqje teatrale publiku mund ta shohi nga Suedia në Kosovë, hapësira e audiencës zgjerohet goxha”, tha Hervin Çuli.

“Nuk ka një juri, juria janë vet përfaqësuesit e shfaqjeve. Do ketë një çmim në fund, por votimi do të jetë transparent, prandaj ka shumë pak shanse që të ketë qoka siç thoni ju. Çdo natë ka nga një shfaqje dhe të nesërmen do të jetë shfaqja e rradhës, kështu do të vazhdojë për 20 ditë me rradhë. Shpresojmë që ky do jetë festivali i fundit dhe i vetëm online. I kemi vënë emrin “Moisiu”, referuar Aleksandër Moisiut, këtij trofeu, që të jetë si një çmim që përfaqëson çmimin e përvitshëm të teatrit”, tha Altin Basha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto