Flower
Flower

Ndryshimi i kufijve, Arjan Curi: “Europa është e tme.rruar, Amerika e ka më kollaj”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar Arjan Curi dhe Alfred Cako, i cili ka shtruar idenë se Illuminati kontrollon botën dhe do të ndryshojë kufijtë Serbi-Kosovë.

Ndërkaq, në fjalën e tij, Curi është shprehur se nuk u beson këtyre teorive konspirative për këto shoqëri sekrete, ndërsa ka thënë se ka dy filozofi të ndryshme të ndryshimit të kufijve.

“Nuk u besoj këtyre teorive konspirative sepse duhet që të kemi fakte më të prekshme se ekziston kjo qeveri e pas kuintave që është botërore. U besoj më shumë fakteve shkencore dhe atyre që thonë ekspertët në këtë fushë. Sigurisht që ka tentativa në qytetërime të ndryshme, tentativa për të krijuar shoqëri sekrete, por s’del asgjë në fund. Ka teori që thonë se ka qeverisje botërore, por jo qeveri botërore… Edhe vet ai që krijoi Illuminatin, u nis nga legjenda e paraardhësve. Thoshin që ne duhet t’i luftojmë paragjykimit dhe tendencat fetare në fillimet e shek të 18. Këta ishin një vazhdim i iluminizmit francez….edhe pse donin të mbështesnin racionalizmin njerëzor, kjo ishte në bazë të një iluminizmi që e diktonte eprori i tyre. Këta në fund u luftuan nga qeveria gjermane dhe u shpërbënë.

Nuk është tabu ndryshimi i kufijve, ka dy filozofi të ndryshme që ndryshojnë rrënjësisht përsa i përket konceptit të këtij ndryshimi të kufijve. Europa është e tmerruar nga kjo fjalë, kurse Amerika e ka më kollaj në filozofinë e vet sepse blen shtete… Nuk varet nga ekuilibri i forcave ndryshimi i kufijve”, ka thënë Curi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto