Ndoka: “Rama piu ilaçet para emisionit” / Çuri: “Do shtrëngohet presioni ndaj Metës”

“Meta Ramës apo Rama Metës? Kush iu bindi më shumë mbrëmë?”, ka qenë pyetja e shtruar në emision. Kjo pyetje lidhet me faktin se mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama doli në emisionin e Sokol Ballës, ndërsa Presidenti Meta kishte regjistruar një intervistë në emisionin “Opinion”.

“Rama ishte shumë konfuz në parlament, bëri fjalim të gjatë dhe bëri shumë lapsuse e gabime diplomatike që i kushtojnë shtrenjtë kur ato të përkthehen. Shkoi në emision duke pirë ilaçet përpara dhe po përpiqej të dukej më i qetë. Meta vuan më tepër pjesën morale, edhe ai theksin aty e kishte tek pjesa se çfarë kam bërë unë për Ramën”, tha Ndoka në përgjigje të kësaj pyetje.

“Aktorët politikë bëhen të pabesueshëm. Për t’iu përgjigjur pyetjes, më bindi Meta më shumë sepse e para qëndron i vetëm në luftë dhe është nervoz se është i sulmuar. E dyta, argumentet e tij ishin krahë për krahë me atë të Komisionit të Venecias. Do vijnë ditë më të këqija dhe do shtrëngohet presioni ndaj Metës pasi komisioni parlamentar zgjati hetimet me dy muaj”, u përgjigj Arjan Çuri.

“Meta do qëndrojë, kjo është thjeshtë një lojë politike dhe presion i Ramës”, ka thënë Nard Ndoka.

Ju mund të pëlqeni dhe këto