“Muzikën e bëj sepse më pëlqen”, Ona Vasjari sjell këngën “Nipër dhe mbesa”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, ka qenë e ftuar Ona Vasjari, e cila ka sjellë këngën e saj të re me titull “Nipër dhe mbesa”.

Ona ka treguar se jeton prej 7 vitesh në Londër, ku ka biznesin e saj dhe se muzikën e bën për qejf, jo se e ka profesion.

“Unë kam një biznes në Londër, jetoj në një zonë shumë të mirë atje dhe kam një tip parukerie. Muzikën e bëj herë pas here sepse më pëlqen, kjo është kënga e gjashtë. Kam edhe një këngë që e kam bërë për fshatin tim, Vasjarin, ku kam ikur që 6 vjeçe. Jemi familje e madhe, 6 goca, një çun. Këngët i bëj, po bëj diçka të mirë”, u shpreh Ona.

Ju mund të pëlqeni dhe këto