Muzikë/ Jusi Sinanaj vjen me “Foli zemra”

Mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” është  këngëtarja Jusi Sinanaj, e cila ka promovuar këngën e saj të re me titull “Foli zemra”.

Jusi ka 6 vite që këndon rregullisht live nëpër lokale në Tiranë. “Kam bërë edhe një këngë në 2015, një baladë, por e lash të papromovuar. Muzikën e dashuroj, këndoj çdo javë. Por vazhdoj edhe punën si ekonomiste. Jam tek muzika komerciale e lehtë, por puna më detyron të këndoj edhe popullore. Kënga është një folk-modern”, ka thënë Jusi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto