Muzikë/ Avniu i këndon vendlindjes

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar këngëtari Avni Kapxhiu, i cili ka sjellë këngën e tij më të re.

Avniu ka promovuar klipin e tij të parë me titull “Nuk ka si vendlindja ime”. Ai ka treguar në studio se këngën e ka bërë si pasojë e faktit se vet është emigrant.

Avniu ka bërë të ditur se ka jetuar një vit në SHBA dhe jeton në Itali prej kohësh, ku punon si kamarier.

Ju mund të pëlqeni dhe këto