Muzikë/ 2 Step vjen me ‘Amore’

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar këngëtari 2 Step, i cili ka promovuar këngën e tij të re me titull “Amore”.

Ai ka marrë pjesë në “Star Academy” dhe arriti në vendin e tretë. Më pas, 2 Step vazhdoi karrierën si kërcimtar me Tan Bramën. Gjatë asaj periudhe, ka kërcyer në shumë skena e televizione. Pasioni i fshehtë i tij ka qenë muzika, që po e ushtron prej 9 vitesh.

“Doli që kërcimi ishte një dashnore e rradhës dhe jo dashuria e vërtetë. Kam 9 vite që merrem profesionalisht me muzikë”, ka thënë 2 Step, i cili ka pasur bashkëpunime me shumë artistë të njohur.

Ju mund të pëlqeni dhe këto