“Muzika të përcillte një ndjenjë revolte”, Marko Strazimiri këngë për dhunën në familje

Këngëtari Marko Strazimiri është mbrëmjen e sotme i ftuar në “Zonë e Lirë”. Ai ka folur për këngën e tij të re me titull “Mos”.

Kjo këngë bën fjalë për dhunën në familje. “Fabula ka një histori të lezetshme, ka ardhur në mënyrë natyrale. Emocioni që të përcillte muzika të jepte një ndjenjë revolte. Ka qenë në tavolinë kompozitori, mamaja ime dhe një tekstshkruajtëse dhe menduam pse mos ta bëjmë për dhunën në familje meqë është një temë aktuale. Donim të përcillnim një mesazh përmes kësaj kënge”, tha Marko.

Ju mund të pëlqeni dhe këto