Motër e vëlla, Adela dhe Anxhelo Muçollari sjellin recitalin “Në majë të gishtërinjve”

Primobalerinët e njohur të Teatrit të Operas dhe Baletit, Adela dhe Anxhelo Muçollari, kanë qenë të ftuar sot në emisionin “Zonë e Lirë”.

Motër e vëlla, Adela dhe Anxhelo kanë sjellë recitalin e tyre të parë këtë fundjavë, premiera e të cilit është mbajtur sot më 15 mars dhe do të rivihet në skenë edhe më 16 e 17 mars në ArTurbina.

Të ardhurat e këtij recitali, primobalerinët do t’i çojnë për kurat e fëmijëve me sëmundje gjaku të Pediatrisë së Tiranës.

“Në majë të gishtërinjve” do të ketë brenda shumë pjesë, atë të repertorit klasik botëror, ka brenda balet neoklasik, muzikë live, interpretime të baletit kontemporan, etj, ndaj mos e humbisni këtë balet!

Ju mund të pëlqeni dhe këto