Mjeku Pipero: “Më e preferuara për trajtimin e Covid-19 është hidroksilklorokina”

Në një lidhje live me emisionin “Zonë e Lirë”, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur për situatën e koronavirusit në vend.

“Unë mendoj që nga java e 3 e prillit do ketë një rënie graduale dhe të qëndrueshme të numrit të rasteve. Askush nuk mund të bëjë parashikime të sakta, unë e them bazuar në ecurinë e kësaj pandemie në vende të tjera”, tha Pipero.

“A mund të më thuash nëse kemi me shumicë hidroksilklorokinë për pacientët që do vijnë në spital?”, e ka pyetur Çani mjekun.

“Kemi mjaftueshëm, presim të vijë prap. Ka shumë kompani farmaceutike në botë që e prodhojnë. Është porositur që brenda kësaj jave do vij sasi tjetër. Nuk mungojnë respiratorët dhe medikamentet. Problemi është ta parandalojmë qoftë respiratorin qoftë medikamentin. Kemi në dorë mjaftueshëm alternativa që tek ne kanë dhënë efekte të shkëlqyera. Më e preferuara është aktualisht hidroksilklorokina”, ka thënë Pipero.

Ju mund të pëlqeni dhe këto