Flower
Flower

Milaim Zeka: “Po të realizojë marrëveshjen me Serbinë, Thaçi do hyjë në histori pas Skënderbeut”

Gazetari dhe deputeti kosovar, Milaim Zeka, ka folur në studion e “Zonë e Lirë” për rishikimin e kufijve të Kosovës, ku ka thënë se nëse Presidenti Kosovar do të realizojë marrëveshjen me Serbinë, ai do të hyjë në histori pas Skënderbeut.

“Ideja e Thaçit për ridizanjimin e Kosovës ka marrë një farë forme. Nëse Thaçi realizon marrëveshjen me Serbinë pavarësisht nga çmimi dhe do ta ketë mbështetjen time absolute, do hyjë në histori pas Skënderbeut. Nëse tre fshatrat që do i bashkohen Serbisë dhe ne i marrim pjesët tona, mbyllet kapitulli me Serbinë, bëhemi anëtar i OKB-së dhe Serbia ta njohi pavarësinë e Kosovës dhe të mos ngrihen fëmijët tonë nga gjumi se kur do ta rifillojmë luftën me Kosovën, kjo do të jetë një arritje e madhe. Nëse nuk bëhet ridizanjimi i Kosovës, është opsioni tjetër i komunave serbe, një opsion që Presidenti i Kosovës nuk e pranon kurrsesi. Kjo nuk është një ëndërr sepse janë amerikanët mbrapa”, është shprehur Zeka.

Ju mund të pëlqeni dhe këto