Flower
Flower

Milaim Zeka: “Më torturuan me bishtin e cigares në sy, por nuk ndjeva dhimbje më të madhe kur…”

Teksa ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, Milaim Zeka ka treguar për prangosjet e tij si pasojë e deklaratave që ka bërë.

Ai ka rrëfyer se edhe tortuar që i kanë bërë, nuk kanë qenë aq të rënda sa momenti kur u arrestua pa shkak në mes të Parlamentit.

“Nëse bëj vepër penale sot, jam jashtë territorit të Kosovës dhe nuk mund të më arrestojnë. Edhe pse më kanë torturuar me bishtin e cigares në sy, nuk kam ndjerë dhimbje më të madhe fizike vetëm atë ditë kur më kanë vendosur prangat për të më ulur vlerën si person pa asnjë arsye në Parlamentin e Kosovës. Në bashkëpunim me Presidentin Thaçi, Prokurori kriminel më arrestoi. Arsyeja ishte se pse unë deklarova në Parlament se të gjithë kanë njerëz që kurdisin vepra kundër gazetarëve, deputetëve, do të ballafaqohen me mu përmes proçeseve gjyqësore dhe nëpërmjet Kanunit dhe këtë të fundit e morën si kërcënim”, u shpreh Zeka.

Ju mund të pëlqeni dhe këto