Milaim Zeka mbi taksën e Kosovës: “Do ha këpucët e mia dhe nuk blej mall serb…”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, ka qenë i ftuar deputeti kosovar dhe njëkohësisht gazetari Milaim Zeka, i cili ka folur mbi çështjen e taksës që Kosova ka vendosur ndaj Serbisë.

Ai është shprehur në studio se është kundra heqjes së kësaj takse, mirëpo ka thënë se Kosova nuk mund të lejojë që Amerika t’i kthejë shpinën këtij vendi.

“Ne nuk i kemi edukuar fëmijët tanë që mos të blejnë mallin serb. Serbia na ka dhunuar aq shumë dhe bën aq shantazhe ndaj nesh, nuk kemi arsye të blejmë mall serb kur mund të blejmë mall nga Shqipëria, Maqedonia, etj. Nëse amerikanët do më thoshnin mos fli me gruan për tre ditë, nuk fle tre muaj sepse ata na kanë ndihmuar për pavarësinë e Kosovës. Amerika edhe nqs e ka gabim totalisht, edhe pse unë mendoj që e ka gabim dhe nuk duhet të hiqet taksa, ne nuk mund të lejojmë që Amerika të na e kthejë shpinën. S’ma merr mendja që Kryeministri do t’i thojë “Jo” amerikanëve. Unë kam informacion që kryeministri ka marrëdhënie shumë të mira me disa senatorë demokratë amerikanë, të cilët e mbështesin vendimin e tij dhe e nxisin që mos të heqin taksën. Serbët kanë urrejtje patologjike me shqiptarët… Ata luajnë me kufomat tona dhe prandaj unë e njerëzit e mi të dashur, nuk kemi arsye të blejmë produkte serbe”, është shprehur Zeka.

Ju mund të pëlqeni dhe këto