Meta paralajmëron revolucion/ Kejdi Mehmetaj: “Nuk ka hapësira për dështim”

Mbrëmjen e sotme të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” janë të ftuar Arjan Çuri dhe Kejdi Mehmetaj, për të folur mbi zhvillimet e fundit politike në vend.

“Meta paralajmëron revolucion/ A po luhet fati i Ilir Metës?”, është një nga pyetjet e shtruara në emision.

“Nuk ka hapësira për dështim në këtë lloj lëvizje. Meta as nuk po kandidon për një pozicion të caktuar, Meta është në karrigen e tij, i zgjedhur nga një parlament legjitim dhe është në një rol shumë komod për të mbrojtur atë që ai konsideron të drejta dhe që në këtë rast, është e drejtë dhe për qytetarët shqiptarë sepse mbrohen interesat e tyre. I fton qytetarët të marrin në dorë fatet e tyre. Ka kthyer vëmendjen tek referendumet”, ka thënë Kejdi Mehmetaj mbi tubimin e 2 marsit. “Kjo nuk është një betejë krah politikë. Unë nuk bëj krahasime opozita më shumë apo presidenti më shumë”, shtoi ajo.

“Unë mendoj që SHBA kanë në Shqipëri një partneritet shumë serioz në Ballkan dhe interesat e SHBA është që Shqipëria të ketë një shtet që funksion demokratik. Nëse presim që të tjerët të vijnë dhe të bëjnë vendin tonë, kjo ka marrë fund. Unë prandaj e besoj datën 2 mars dhe që pjesëmarrja do të jetë padyshim e madhe dhe në funksion të kauzës dhe demokracisë së vendit”, ka thënë Mehmetaj.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto