Menduh Thaçi: “Nuk do bëhem zv. Kryeministër i Maqedonisë së Veriut nëse BDI pjesë e qeverisjes”

Mbrëmjen e sotme të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” janë të ftuar Arjan Çuri dhe Menduh Thaçi, që kanë folur mbi zgjedhjet që do mbahen në Maqedoninë e Veriut më 12 prill.

Menduh Thaçi është drejtuesi i partisë politike maqedonase Partia Demokratike e Shqiptarëve dhe konkurron në këto zgjedhje. Qëllimi është të bëhet zv. Kryeministër.

“Që unë kërkoj ta marr postin e zv. Kryeministrit dhe jap premtimin se partia maqedonase që do bëj koalicion me mua, të pranoj kushtin që e para, të bëjë zv. Kryeministrin shqiptar dhe e dyta, BDI mos ta parashohin të mos jetë pjesë e qeverisjes. PDSH do fitojë aq sa duhet të jetë pjesë e koalicionit. Unë nuk do bëhem zv. Kryeministër nëse BDI është pjesë e qeverisjes”, ka thënë Thaçi.

“Unë koalicion me vrasës nuk bëj. Ziadin Sela është i implikuar në vrasje mafioze, 9 të vrarë. Dallimi mes meje dhe atyre, në karrierën time politike s’ka asnjë të vrarë. Në karrierën e Ali Ahmetit dhe Ziadinit ka shumë të vrarë”, ka shtuar Thaçi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto