“Më merrte çdo një orë në telefon mjeku”, artisti shqiptar zbulon si u trajtua pas infektimit me Covid

Alban Hoxhaj ka qenë i ftuar sot në “Zonë e Lirë” ku ka folur për klipin e tij që ka përgatitur gjatë kohës së karantinës në vend.

Klipi quhet “Forcë në fortunë” dhe është xhiruar në disa pjesë të ndryshme të kryeqytetit. “Pjesa e instrumentistëve shihen me një sy të veçantë në ministrinë e Mbrojtjes”, tha ai.

Në fjalën e tij, ai ka falenderuar mjekët që u kujdesën për të pasi u infektua me koronavirus.

“Sapo kalova Covidin dhe po dëgjojmë njerëz që çfarë nuk thonë. Falenderoj gjithë ata mjekët që rrinë atje se vetëm kur e provon, e sheh. Më merrte çdo një orë mjeku, më bëri përshtypje. Ne vetëm atëherë e kuptojmë që kur mbarojnë të gjitha, drejtohemi tek mjeku. U shpreh ngushëllimet e mia të gjithë atyre që janë lënduar nga kjo damlla po e quaj, dëgjoni mjekun”, tha Albani.

Ju mund të pëlqeni dhe këto