“Më kanë kërcënuar me jetë”, e krahasuan me Koncitën për veshjet e tij, Mirudi: “Nuk doja të provokoja njerëzit”

Këngëtari shqiptar Mirud u kritikua nga një pjesë e publikut për shkak të veshjeve të tij gjatë performancave në Festivalin e Këngës në RTSH, ku konkurroi me këngën “Nëse vdes”.

Mbrëmjen e sotme Mirudi është në një lidhje me Skype me emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka deklaruar se veshja e tij nuk ishte e qëllimshme.

“Biseda u përhap për shkak të veshjeve, shumë njerëz menduan se kam veshur fustan, por në fakt unë kisha veshur pantallona. Më kanë quajtur gay, më kanë quajtur Conchita e Shqipërisë. Unë nuk kam veshur fustan, por pantallona. Conchita është transgjinore, unë nuk jam transgjinore. Unë jam veshur me veshje artistike, këto veshje janë të gjitha veshje që meshkujt kanë veshur në të kaluarën.

Nuk ka qenë qëllimi im të provokoj publikun. Kam qenë në “Këngën Magjike” dy vite më parë me një baladë dhe me një performancë të kufizuar, këtë vit kur kam ardhur në festival, kam bërë atë që kam dashur të bëj dhe doja të shprehja artin tim. Nuk ka qenë që të provokoj njerëzit performanca, nuk kam ardhur me atë qëllim. Gjatë përpunimit të këngëve, kur e kam krijuar versionin e dytë të këngës akustik, desha të bëja veshje që përshtaten me këngët. Unë nuk jam ai që i bën të gjitha këto krijime, janë njerëz të tjerë që merren me këto. Unë e falenderoj stafin e festivalit që më kanë dhënë liri të shprehem.  Kam marrë komente negative nga shumë anëtarë të komunitetit LGBT+, nuk e di a ka qenë fakti se performancat e mia kanë hapur biseda që nuk janë diskutuar më herët”, tha Mirudi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto