“Më bezdisnin gjithë kohës”, Arjan Çuri zbulon ndërhyrjen që ka bërë

Zhaklin Lekatari është e ftuar sot në “Zonë e Lirë”, ku ka folur për fenomenit e botoksit tek femrat. Ajo ka treguar se nuk është kundra operacioneve plastike, por ka shtuar se ky fenomen ndikon negativisht tek perceptimi që dikush ka për veten, duke i ndikuar vajzat e tjera të bëjnë operacione.

Arjan Çuri ka zbuluar se ai ka hequr disa nishane që ka pasur në pjesën e pasme të kokës. “Unë kam bërë një ndërhyrje, kam pasur disa nishane në pjesën e pasme të kokës dhe në qafë. Kjo më duhej edhe pak për tv, më bezdisnin gjithë kohës.

Kur fytyrat bëhen të gjitha njësoj, je vetëm kafkë dhe lëkurë se nuk ke më shprehi, ngaqë botoksi të paralizon. Të gjitha këto krijojnë një situatë të pakëndshme, njeriu krijon një varësi aq të madhe nga bukuria sa nuk ndalon më”, tha Çuri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto