“Mbreti Zog”, Erald Kapri zbulon përpjekjet e fshehta të Zogut për të rifituar fronin dhe pasurinë e tij

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” është i ftuar studiuesi i njohur Erald Kapri, i cili ka sjellë librin e tij të ri me titull “Mbreti Zog, pas dyerve të mbyllura”.

Në këtë libër, Eraldi rrëfen historinë e panjohur të Mbretit Zog në një përpjekje për të rifituar fronin shqiptar. Këtu, rrëfehen prapaskenat e njohjes së Zogut si kreu i shtetit shqiptar në mërgim, ndikimin e kryeministrit britanik Uinston Çërçill, Stalinit, Presidentit të SHBA-ve, Frenklin Ruzvelt.

Libri i Kaprit është vlerësuar edhe nga shumë njerëz të letrave, si romancieri britanik Robert Willton, profesori i Oxford, Roderick Bailey dhe nga shkrimtari Gazment Kapllani. “Mbreti Zog” mund ta gjeni në Panairin e Librit.

“Një libër që nis me martesën e tij dhe përfundon me fundin e Luftës së Dytë Botërore. Një libër që për herë të parë flet për pasuritë e tij dhe për llogaritë e tij të fshehta bankare. Një libër që nuk tenton të jap përgjigje, por që lë lexuesin të thotë diçka”, tha Kapri në emision.

“Ahmet Zogu siç nuk është njohur, lufta e tij, jeta mes mbretërorëve në Londër, pasuria, skupet në shtypin perëndimor, planet ushtarake sekrete të aleatëve dhe përplasjet për të ardhmen e Shtetit Shqiptar në konfliktin më të madh të njerëzimit, vijnë të gjitha në këtë libër. Një histori që mund të kishte rezultuar ndryshe për shqiptarët, nëse Mbreti do rikthehej, siç kishte ndodhur më herët’, shkruan Erald Kapri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto