“Martesa pa s*ks një nga realitetet e shekullit ku jetojmë”, tematika që trajtohet në librin “Ringjallja e erosit”

Mbrëmjen e sotme të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” janë Arjan Çuri, Zhaklin Lekatari, Loreta Berhami dhe Ruzhdi Metali.

Loreta Berhami ka prezantuar në studio librin e ri të shtëpisë botuese “Pegi” që vjen nga autorja Esther Perel, “Ringjallja e erosit”.

“Libri ngre këtë tematikën e madhe, që është një shqetësim modern, që tashmë martohemi për dashuri, pasioni është pjesë përbërëse, e finalizojmë me martesë. Pak nga pak fillon një farë venitje e pasionit. Martesa pa seks është një nga realitetet e mëdha të shekullit në të cilin jetojmë. Autorja përpiqet përmes shembujve të njerëzve që ka këshilluar, mendon se është në shumë martesa vdekja e erosit. Është shumë e rëndësishme që ky lloj pasioni të ripërtërihet. Si? Thotë se s’ka një recetë për të gjithë sepse është një problem sistemik. Jemi përballë faktit se s’do ndahemi kurrë dhe ky sjell vdekjen e erosit. Cili është ngërçi që i bën dy njerëz të mbajnë distancën? Nëse e kapërcejnë këtë ngërç, do kapërcehet ky tension. Mos të shkohet në dy ekstremet, asnjëherë në distancë totale dhe në siguri totale. S’ka një përgjigje të vetme”, ka thënë Loreta, duke sqaruar se çfarë përmban libri “Ringjallja e erosit”.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto