“Ma bella”, Blerina Matraku sjell këngën e saj më të re

Këngëtarja shqiptare Blerina Matraku ka qenë me një lidhje direkte me emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka folur për këngën e saj më të re me titull “Ma Bella”.

Blerina ka treguar si e ka kaluar periudhën e karantinës. “Kam gatuar si gjithë të tjerët, kam bërë sport, por vështirë. Unë jetoj me familjen, këtu kam babin sepse mami ka mbetur në Itali, ditën që do kthehej fluturimet u anulluan. I mungon Tirana”, është shprehur Blerina.

“Kënga është pak trendi. Nuk i është përkushtuar asnjë gjëje, është një tekst për t’u kënduar. ‘Ma bella’ binte lezetshëm në këngë, nuk ka ndonjë gjë specifike”, ka thënë Blerina për këngën e saj që mund ta dëgjoni më poshtë:

Ju mund të pëlqeni dhe këto