“Lokomotiva”, seriali shqiptar i krijuar nga një grup të rinjsh, ku të ardhurat do shkojnë për të prekurit nga tërmeti

Seriali “Lokomotiva” është një serial që vjen për publikun nga disa të rinjë që kanë thyer monotoninë e realitetit dhe ndonëse nuk janë profesionistë në aktrim, janë munduar të sjellin një serial me personazhe pak a shumë realë.

Ermal Qori, autori i serialit, është shprehur se seriali i merr motivet nga jeta reale dhe sfdat me të cilat përballen sot njerëzit. “Martesat me shkuesi”, një fenomen i përhapur në vend, është një nga temat e trajtuara në këtë serial.

Ai do të shfaqet premierë në kinema “Agimi” nga data 17 janar dhe të ardhurat që do të përfitohen nga biletat, do shkojnë për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit.

Ky serial ka nisur me buxhet ‘0’, por ata e kanë mbaruar me sukses serinë e parë, e cila do shfaqet për gjithë publikun në kinema.

Ju mund të pëlqeni dhe këto