Flower
Flower

“Letër fëmijës që nuk u lind kurrë”, rikthehet në skenë, mos e humbisni tek Teatri Kombëtar Eksperimental

Kjo grua nuk aborton. Ka një abort spontan, sepse zgjedh të mos i nënshtrohet tiranisë së shtatzënisë, zgjedh të punojë, të jetojë jo si ‘qyp apo kontenier’.

Raporti i një gruaje të re, të pamartuar, me botën përreth, me një fëmijë që është ende veçse fetus rrëfehet në më shumë se një orë në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nga aktorja Ina Gjonçi, që ka veshur Fallacin te “Letër një fëmije që nuk lindi kurrë” duke e parë botën përreth përmes bashkëbisedimit me fëmijën.

“Ndihem e çorientuar. Unë nuk jetoj me babanë tënd. E nëse do ta dish nuk më vjen keq fare. Ndonëse rri shpesh e shoh atë derën aty, nga e cila iku sikur nuk kishim për t’i thënë asgjë njëri-tjetrit”. Një grua, me pikëpyetje e dilema, bashkëbisedon me krijesën e saj, duke zbuluar, të vërtetat me të mëdha mbi dashurinë, dhimbjen, e jetën. Pjesa e Oriana Fallacit ngre pyetjet e pafundme që ndjen një grua e pamartuar para ndjesisë se të bërit nënë duke kuptuar se ardhja në jetë e fëmijës ka një kosto të madhe.


Teksti i Fallacit, shndërrohet në tekstin e shumë grave me pikëpyetjet e saj. E mbase ngre një tjetër pikëpyetje “Të sjellësh në jetë një fëmijë është detyrë, apo e drejtë morale?”. Ndonëse gjithsesi jeta nuk vdes…

Mos e humbisni këtë shfaqje, tek Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” më datat 28 shkurt, 1, 2, 3 mars, ora 19:00.

Ju mund të pëlqeni dhe këto