“Lema zemrën”, Kentina dhe Zaimi sjellën këngën e tyre më të re/ Video

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” kanë qenë të ftuar Zaim Hasrama dhe Kentina, të cilët kanë sjellë këngën e tyre të re “Lema zemrën”.

“Jam shumë e kënaqur me Zaimin, e kam shumë mik, këshillues. E gjetëm të njëjtën gjuhë muzikore, u ndjeva shumë mirë dhe jam shumë me fat që ma besoi mua si bashkëpunim”, tha Kentina mbi këngën e re me Zaimin.

Në studio është diskutuar edhe tema e synetllëkut, ku Zaimi është shprehur se nuk këndohet më në këto raste, por familja merr DJ, ndërsa ka treguar se tregu i muzikës është bërë i vështirë.

“Nuk kanë njerëzit, s’po bën njeri, edhe dasmat… Nëse bien dasmat, do hap agrobiznes, kam ca prona në Vorë kështu që mund ta ndërtoj diçka… Muzika më ka lodhur tani, tregu është bërë i vështirë. Këdo që të pyesësh është i lodhur”, tha Zaimi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto