Lefter Maliqi: “Nuk e njihja Ramën, Iliri dhe Berisha mbajnë fjalën, ky të fut në burg”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar deputeti Lefter Maliqi që është shprehur se zgjedhjet më 30 qershor nuk do bëhen dhe Rama nuk do e ndali dot opozitën.

“Pashë sot fasadën elektorale të hapjes së fushatës elektorale të PS në Berat. Me Kodin e ri Zgjedhor, policët qëndrojnë mbi 10 m larg qendrës së votimit dhe ndërhyjnë vetëm kur kanë ndonjë debat e konflikt dhe s’kanë të drejtë. Rama e ka të pamundur të kundërshtojë situatën që do ndërtohet që në orët e para të mëngjesit të 30 qershorit. Mua më intereson të mbahet premtimi me atë elektorat, unë kam thënë që nuk do ta përsëris më zhgënjimin ndaj atyre votuesve.

“Bëri fushatë për PS në 2017 Z. Maliqi, priti sa doli këta të PD dhe morre mandatin e PD jo të PS”, tha Curi.

“Nuk e njifja kush ishte Rama, Ilirin dhe Sali Berishën mos i ngatërro, janë kallëp tjetër, mbajnë fjalën, ky edhe të fut në burg. Mandati është i popullit s’është as nga PS apo PD, i shërbej njerëzve dhe jam me atë lider që i shërben popullit. Nëse t’i do, po ta them që Rama nuk i fiton bashkitë, në 30 qershor nuk bëhen zgjedhjet. Rama ka frikë nga zgjedhjet dhe ka frikë nga bashkimi PD-LSI”, u shpreh Maliqi.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto