Lefter Maliqi: “Nëse mbahen zgjedhjet më 30 qershor, do djeg mandatin”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar deputeti Lefter Maliqi që është shprehur se zgjedhjet më 30 qershor nuk do bëhen dhe Rama nuk do e ndali dot opozitën.

Gjatë debatit me Arjan Curin, Maliqi është shprehur i bindur se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor dhe nëse ato do zhvillohen, ai do djegi mandatin.

Pjesë nga debati:

Curi: “Ti nuk je gri, je shumëngjyrësh, je ylber”.

Maliqi: “Aq më mirë të jesh i lirë”.

Curi:” Atëherë pse nuk e lini dhe ju mandatin, shpëtoje parlamentin, dorëzoje mandatin”.

Maliqi: “Nëse djegia ime e mandatit, zgjidh krizën, unë jam dakort. Unë kam kërkuar interperlancë me kryeministrin e Shqipërisë, po pres të bëhet”.

Curi: “Sherr me Lulzim Bashën, sherr me Edi Ramën, i ka ngelur vetëm Astrit Patozi si parti”.

Maliqi: “Zgjedhjet do shtyhen, nuk ka. Po ju them, jam në sinkron me ata njerëz dhe mandati kalon edhe në Berat e Kuçovë me ata njerëz që mbështes unë”, tha Maliqi.  “Nëse ka zgjedhje, unë djeg mandatin. Zgjedhjet nuk do bëhen, do shtyhen”, u shpreh Lefter Maliqi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto