Flower
Flower

Laura Krliu sjell tingujt e muzikës latine me “Kjo bachata”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” është e ftuar këngëtarja shqiptare, Laura Krliu, e cila ka sjellë këngën e saj më të re “Kjo bachata” dhe Voislav Jazadzievski është në klip.

Laura jeton në Shkup vetëm, ndërsa është shprehur se përpos këndimit, punon dhe si dublante e serialeve turke.

“Kam dy vite që vallëzoj dhe është dashuria ime e dytë pas muzikës ndaj thash t’i bashkoja. Kam pasur mundësi të udhëtoj në shumë vende të botës dhe të takoj disa nga kërcimtarët më të mirë të bachata”, ka thënë ajo për këngën e saj.

“Me Voislavin jam takuar nëpërmjet kërcimit, ka edhe shkollën dhe vet dhe në seminare shkojmë bashkë. Kush jo më mirë se me një njeri që vallëzojmë gjithë kohës”, u shpreh Laura.

“Erdhën shumë njerëz që unë s’i prisja dhe nga nacionalitete të tjera sepse këndoja në tre gjuhë”, ka thënë Laura mbi koncertin që mbajti në Amerikë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto