Kush janë vërtetë ‘Jason Statham’ dhe ‘Daniel Craig’ që u shfaqën në emisionin “Zonë e Lirë”?

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” u tha se ishin të ftuar dy super aktorët e famshëm, Jason Statham dhe Daniel Craig.

Në fakt, ata që janë shfaqur në studio janë sozitë e dy aktorëve të njohur. Personi që i ngjan Jason është shqiptar dhe quhet Besnik Tafallari. Max Fraisl nga Austria është sozia e aktorit Daniel Craig.

Ata kanë ardhur në emisionin “Zonë e Lirë” pasi do të xhirojnë një pjesë të filmit të tyre më të ri aksion në Sarandë. Besniku është një shqiptar që ka lindur në Stuttgart të Gjermanisë, ndërsa Max është shok i Besnikut dhe është nga Austria.

“Mbas luftës kam ardhur në Kosovë. Maxin e kam njohur në Vjenë, bëmë një reklamë bashkë dhe na lidhi miqësia”, ka thënë Besniku.

“Është natyra”, ka thënë Max mbi ngjashmërinë e madhe që ka me Daniel Craig. “I kam prerë flokët si aktori anglez. “Është kënaqësi e madhe t’i ngjaj aktorit dhe kemi shanse më të mira për të pasur sponsor për këtë filmin që do ta xhirojmë në vendet e Evropës”, tha Max.

“Filmi është produksion austriak dhe gjerman. Unë do ta luajë rolin si Besniku dhe shoku im si Max. Ne jemi aktorë kryesorë dhe unë luaj rolin e shqiptarit. Nuk ka asnjë lidhje me Jason dhe Daniel. Është film aksion”, ka thënë Besniku në studio mbi filmin që do xhirojnë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto