Flower
Flower

Kush është Kristi Bardi, aktorja shqiptare që po korr sukses në tregun britanik?

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, ka qenë e ftuar Kristi Bardi, e cila është një aktore shqiptare. Kristi ka lindur në Pisa, por më pas iku në Athinë dhe 8 vite më parë është zhvendosur në Londër, ku vazhdoi një universitet për televizion e filma.

Momentalisht, Kristi ka luajtur në disa filma me metrazhe të shkuër, ndërsa shumë shpejt do të interpretojë në një film me metrazh të gjatë, ku rolin kryesor e ka Rowan Atkinson, që është i famshëm për rolin e Mister Bean.

Filmi i diplomës së Kristit u shfaq në BAFTA, ku aty ajo u lidh dhe me menaxherin e saj që i gjen filmat, ndërsa është shprehur se i pëlqen shumë të shkruajë skenar.

“Tani që do kthehem në Londër po pres të fillojë filmin e ri me Rowan Atkinson, pritet që ai të bjeri dakort, megjithatë s’mund ta them rolin që do bëj, pasi audicionin e kam kaluar”, u shpreh Kristi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto