Kush është Andrea, këngëtarja maqedonase që arriti famë botërore që në moshën 17 vjeçare

Andrea është një këngëtare nga Maqedonia e Veriut, e cila ka qenë sot e ftuar në “Zonë e Lirë” për të promovuar dy këngët e saj, “I know” dhe “I don’t know your name”.

Drama e jetës së saj ishte kur gjyshi i saj, që e përkrahte shumë në muzikë, ndërroi jetë. Ajo ka thënë se gjyshi është inspirimi i saj në muzikën që krijon.

Andrea, e cila tani është 21 vjeçe, është ende në universitet dhe u shpreh se do të përmirësohet edhe më tej. Kënga e saj e parë, “I know”, që bëri kur ishte vetëm 17 vjeçe, pati një sukses të madh dhe u transmetua në radiot e shumë vendeve të ndryshme të botës.

“Kam një skuadër të mirë që punon me mua dhe më promovon jashtë rajoneve të Ballkanit.  “I don’t know your name”  ishte kënga nr.1 në top listat maqedonase në dhjetor të 2020-ës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto