Flower
Flower

“Kur do plasësh kundër të huajve?”, Basha: “Kanë filluar të ndërgjegjësohen, e vërteta po del në shesh”

Teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, kryetari i PD, Lulzim Basha, ka folur mbi dorëheqjen e kryeministrit të Finlandës, i cili nuk arriti dot reformën në shëndetësi dhe u dorëhoq.

Mbi këtë linjë, Basha u shpreh se këta janë politikanët që janë të lidhur me popullin, ndërsa thotë se po e lidhe me Niçen apo me Avdylajt fatin, nuk i bën këto gjëra, drejtuar me ironi Edi Ramës.

“Kur do plasësh kundër të huajve?”, e ka pyetur Çani Bashën, pasi kryedemokrati nuk ka folur mbi mbështetjen që të huajt po i japin në krizën politike kryeministrit Rama.

“Po pse? Nuk e kanë fajin të huajt për këtë që po ndodh sot, e kemi ne. Ata kanë filluar të ndërgjegjësohen sepse të gjitha mediat e huaja po thonë se protestat janë kundër një qeverie që është e lidhur me krimin dhe ka bërë korrupsion. Më në fund po del e vërteta në shesh, kjo është merita e shqiptarëve që u bashkuan masivisht në shesh. Në Europë nuk shkohet me gënjeshtra, shkohet me vlera e të vërteta”, tha Basha.

Ndërkaq, Basha ka folur dhe mbi çështjen e marrëveshjes mes Serbisë e Kosovës, ku ai tha se PD dhe ai mbështesin një marrëveshje mes dy vendeve, por jo me korrigjimin e kufijve.

“SHBA-të mbështesin një marrëveshje mes Serbisë e Kosovës, që e mbështet dhe PD, dhe unë. Ka ca të tjerë që thonë të bëjmë pazare me kufijtë dhe kundër kësaj është ngritur i gjithë mendimi perëndimor me një parim: Kufijtë nuk preken. Të vetmit që po luajnë me këtë janë njerëz që duan t’i shpëtojnë problemeve që kanë krijuar në vendin tonë. Ne jemi në krahun e atyre që kanë investuar tani e 20 vite për Kosovën, ne jemi për një marrëveshje me Serbinë, që Kosovës më pas t’i hapen dyert drejt Evropës”, u shpreh Basha.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto