Flower
Flower

Kujt ia dedikon këngën “Forevermore” Gjergj Kaçinari? Ja çfarë thotë këngëtari/ Video

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” është i ftuar këngëtari i njohur shqiptar, Gjergj Kaçinari, i cili ka sjellë këngën e tij më të re me titull “Forevermore”.

“Është një dedikim për gjithë jetën në përgjithësi, nuk është një love song. Duket dhe tingëllon e tillë, por nuk është”, u shpreh Kaçinari për këngën e tij të re.

Dy javë më parë, Kaçinari dha një super performancë bashkë me grupin e tij që e ka emrin njësoj si mbiemri i tij. “Dy javë në koncertin tek sheshi “Skënderbej” promovova dhe Forevermore. Ishte një koncert mjaft i fortë në Motofest, i cili do jetë në Youtube për pak ditë”, tha Kaçinari.

“Është i bazuar në një pentagram, që ka yllin, ka simbolikën e zemrës, doja diçka të rëndë, gotike, rock & roll dhe doli siç e doja”, tha Kaçinari mbi simbolin e grupit të tij, Kachinari.

Në verë, Kaçinari nis turin, që janë koncerte për promovimin e këngëve të reja. “Janë bërë 5 klipe me single të reja. Po i filmoj dhe po i hedh si video performancat e grupit në kanalin tim të Youtube”, u shpreh Gjergji.

Ju mund të pëlqeni dhe këto