Kryeministrit i duken inferiorë grekët? Çuri: “Mund të ketë komplekse inferioriteti Rama”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” është i ftuar ish deputeti Vangjel Dule dhe Arjan Çuri, të cilët kanë dhënë arsyet e tyre se pse Rama nuk i duron dot grekët (lexo këtu).

“A mos ndoshta vet Ramës i duken inferior grekët? Nuk është se e shpika unë këtë perceptim që ekziston”, ka pyetur Çani në studio.

“Unë po i ngjis edhe njëherë identitetin e tij ortodoks, nuk e pret dot. Mund të ketë komplekse të rënda inferioriteti vet Rama. Nuk e zgjedhim dot origjinën. Ideja është që mundet t’i jetë dukur e gjitha bashkë me veten kjo si inferiore. Edhe nëse ai e ka dhe këtë, shpjegohet edhe më shumë teza që them unë, se përplasjet e veta identitare, kërkon që të zhvishet nga identiteti i tij”, i është përgjigjur Çuri kësaj pyetjeje.

Ju mund të pëlqeni dhe këto