Kritikat për veshjet e tij në Festivalin e RTSH, Mirudi zbulon si reaguan prindërit: “Nuk ishte e lehtë”

Këngëtari shqiptar Mirud u kritikua nga një pjesë e publikut për shkak të veshjeve të tij gjatë performancave në Festivalin e Këngës në RTSH, ku konkurroi me këngën “Nëse vdes”.

Mbrëmjen e sotme Mirudi është në një lidhje me Skype me emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka deklaruar se veshja e tij nuk ishte e qëllimshme.

Ai ka treguar si reaguan prindërit e tij pas kritikave që mori. “Nuk ishte e lehtë për prindërit e mi se kanë marrë disa mesazhe negative, nuk është e lehtë në kohën e internetit. Ajo ishte një moment i palezetshëm, është prekur e gjithë familja. Prindërit më kanë mbështetur shumë, arsyeja pse unë kam dal pas gjithë atyre performancave, kanë qenë prindërit që më përkrahin. Pas natës së dytë të performancës, mora një mesazh shumë të bukur nga mami. Ishte mbështetja më e madhe në ato momente kur kisha gjithë atë negativitet që më ishte drejtuar”, tha ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto