Koronavirusi/ Ruzhdi Metali: “Mjekësia shkencore ka dështuar, maska të bllokon oksigjenin”

Doktori alternativ Ruzhdi Metali është në një lidhje me Skype sot në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka folur për koronavirusin.

“Cili është ilaçi që godet përfundimisht Covid-19, e ke apo jo?”,  e ka pyetur Çani Ruzhdi Metalin.

“Mjekësia shkencore sot ka dështuar. Mjekësia në Kinë u dorëzua dhe u fut mjekësia popullore. Si në Itali, si në Evropë, mjekët alternativë nuk i shohin me sy të mirë. Këtu vdiqën 2 veta dhe  bë nami, shkencëtarët që flas unë, thonë që karantina nuk është e mirë. Maska ta bllokon oksigjenin. Dielli është shumë i nevojshëm për ne. Vendi ynë është gjithë diell, dielli e vret bakterin, na qetëson”, ka thënë Ruzhdi Metali.

Ju mund të pëlqeni dhe këto