“Kisha shkallën më të lartë të migrenës, Ruzhdiu më kuroi”, pacientja tregon si e shëroi doktor Metali

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar Doktor Ruzhdi Metali. Në studio ka pasur një lidhje me Skype me një pacienten e Doktorit, e cila ka treguar se fillimisht ishte skeptike për kurimet e tij, por tani është shumë mirë.

“Quhem Zoje, jetoj në Gjermani, kam pasur probleme me dhimbje koke, më kanë caktuar mjekët shkallën më të lartë të migrenës. Për 7 vite kam bërë terapi. Doktor Ruzhdiun e kam njohur përmes emisionit tuaj, doktori ma ka dhënë një terapi dhe pas terapisë, jam ndjerë shumë mirë. Asnjëherë nuk përdor ilaçe, Doktor Ruzhdiu më ka dhënë disa pika. Tani ndihem shumë mirë, jetoj e qetë, e falenderoj shumë Doktor Ruzhdiun. Prej 3 vitesh e kam kryer terapinë dhe tani jam shumë mirë”, ka thënë ajo me një lidhje në Skype në studio.

Ju mund të pëlqeni dhe këto