Flower
Flower

Kinema/ Enxhi na rrëfen “Internimin” e dashurisë

Enxhi Cuku është një aktore 22 vjeçare, e cila nuk është e panjohur për publikun shqiptar. Ajo ka luajtur në filmin “Femrat” nga Ermal Mamaqi, në filmin e parë horror shqiptar “Blood Lands”, si edhe pati rolin protagonist në filmin e Leonard Bombaj, “Fresk Fare”.

Së fundmi, ajo luan rolin e Frida Tushkut, në filmin më të fundit “Internimi”, i cili trajton historinë e ndaluar të dashurisë midis Fridës dhe moshatarit të saj, Arturit.

Ky film është i vendosur në kohën e komunizmit, zhvillohet në një fshat të Divjakës në vitet 1982 dhe është shkruar nga Kastriot Hasa.

Frida Tushku vjen nga një familje e respektuar dhe prindërit vendosin që ta martojnë atë me operativin e fshatit, Tomorin, i cili luhet nga Klodian Hoxha. Mirëpo, Frida është e dashuruar me Arturin, moshatarin e saj dhe pavarësisht se ata mundojnë që të gjejnë një zgjidhje për dashurinë e tyre, Arturi internohet e bashkë me të, internohet edhe dashuria e tyre.

Ky film do të dali së shpejti dhe tregon një histori e cila ka ndodhur rëndom në kohën e komunizmit.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto