Këngëtares i ndodh çudia live në emision, kolegët i kujtojnë të përmendi bashkëpunëtorin

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, ka qenë e ftuar këngëtarja Ona Vasjari, e cila ka ardhur për të promovuar këngën e saj të re me titull “Nipër dhe mbesa”.

Teksa ishte duke folur në studio, Arian Çanit i ka ardhur një mesazh nga këngëtarja Silvana Rusi në telefon, e cila i ka thënë se Ona duhet të kujtojë Saimir Miskun, këngëtarin tjetër me të cilin ka bërë këngën “Fati im”.

Më pas, Çanit i ka ardhur dhe një mesazh tjetër nga Zaimi, që i ka kujtuar të njëjtën gjë. Menjëherë ka reaguar Ona, e cila është shprehur se nuk kishte ndërmend ta harronte.

“Më falni, por s’kisha ndërmend ta harroja, do e përmendja. Televizioni bën të vetën”, u shpreh Ona.

Ju mund të pëlqeni dhe këto