Flower
Flower

Këndoi në 70 vjetorin e krijimit të fshatit SOS, Era Rusi zbulon nëse do adoptojë fëmijë

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur shqiptare, Era Rusi, e cila ka zhvilluar një intervistë para se të këndonte në skenë.

“Era, ti ke kënduar për 70 vjetorin e krijimit të fshatit Sos. Çfarë mendove kur shihje fëmjët e braktisur: A mund të ishe ti Era, nëna e njërit prej tyre? A do ta adoptoje njërin prej tyre?”, ka qenë pyetja që Çani i ka drejtuar Erës.

“Padiskutim që do adoptoja njërin prej tyre, janë shumë të mirë. Realisht mendoj që kush ka mundësi, t’i ndihmojë ata fëmijë”, u shpreh Era.

Ndërkaq, Çani e ka pyetur këngëtaren se ç’po ndodh me të, pasi pak kohë më parë, ajo mbajti edhe një koncert bamirësie tek “Asllan Rusi”.

“Të them të drejtën mbas këtij koncerti tek “Asllan Rusi” thash po nuk mora çmimin “Nënë Tereza” këtë vit s’do ta marrë kurrë”, u shpreh Era duke qeshur.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto