Kapri për Unazën e Re: “Nuk më bind projekti, një hile e madhe për të përfituar para”

 

Teksa ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, opinionisti Erald Kapri ka folur mbi projektin e Unazës së Re, ku është shprehur se e gjitha i duket një hile e madhe.

“Mua nuk më bind projekti, e shikoj si një hile të madhe për të përfituar shuma të mëdha parash. Për banorët ka një hile të madhe. Zona ku ata shtrihen është penalizuar nga legalizimi dhe nuk dëmshpërblehen, prandaj e gjitha kjo mund t’i jetë premtuar dikujt për ndonjë ndërtim ndoshta”, u shpreh Kapri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto