John Alite mik me boksierin shqiptar Xhuljo, dërgon video-mesazhin mbështetës në “Zonë e Lirë”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar boksieri i njohur shqiptar nga Fieri, Xhuljo Vrenozi, i cili më 9 mars do të zhvillojë një ndeshje në Londër kundër Robert Asagba.

Xhuljo, 26 vjeç, ka 13 vite që merret me boks dhe është shpallur 10 herë boksieri më i mirë në Shqipëri. “I ftoj të gjithë shqiptarët që të jenë pjesë në ndeshjen e 9 marsit, do të jetë një ndeshje spektakolare”, është shprehur Xhuljo, duke thënë se kjo është ndeshja e dytë për të në Londër.

Xhuljo është gjithashtu mik me John Alite, i cili është ish-krahu i djathtë i John Gott-it dhe ka dërguar një video-mesazh mbështetës për Xhuljon në emision, duke i ftuar shqiptarët që të shkojnë në ndeshjen e tij në Londër.

“Unë me djalin e John Alite kemi qenë shokë para se ai të bëhej i famshëm në Shqipëri. Atë e kam njohur nëpërmjet Instagramit dhe nëpërmjet një shoku tjetër që është në Tiranë”, është shprehur Xhuljo, ku ka treguar se John Alite do të jetë në këtë ndeshje të rradhës dhe është një nga sponsorat e tij.

Ju mund të pëlqeni dhe këto