Flower
Flower

Jo vetëm kërcimtar, Bennito vjen me këngën e tij të parë “Dance”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar Bennito nga Kosova, një kërcimtar në profesion, i cili ka sjellë këngën e tij të parë.

Në studio, Bennito, ka rrëfyer se është marrë me kërcim që në moshë të vogël dhe kur ka qenë në një konkurs në Holandë në zhanrin e hip hop, ka dalë i teti nga 80 pjesëmarrës.

“Aty janë lekët, tek muzika. Më shkruajnë gjithë kohës se pse nuk bëjnë një këngë të vetën dhe një videoklip. Kështu që bëra këngën time që është në gjuhën angleze, ndërsa vetëm fjala “t’kapi” është në shqip”, tha Bennito për këngën e tij, klipi i së cilës është bërë në Zvicër.

Ju mund të pëlqeni dhe këto