Jason Statham dhe Daniel Craig tregojnë si iu është dukur Tirana

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” janë të ftuar aktorët e famshëm ‘Jason Statham’ dhe ‘Daniel Craig’, të cilët kanë folur për një pjesë filmi që do xhirojnë në Sarandë.

“Unë kam dashur gjithmonë ta luaj James Bond, e kam pasur idhull”, tha Jason, ndërsa u shpreh se janë miq të mirë edhe jashtë ekranit me Daniel.

Por a është filmi i fundit që Daniel do luajë rolin e James Bond në këtë film? “Po është e vërtetë, është filmi i fundit dhe roli tjetër i James Bond do të luhet nga një femër. Jo, s’jam i mërzitur për largimin sepse dhe aktorja do ta luajë më mirë se unë rolin”, ka thënë Daniel Craig.

“Si iu duk Tirana?”, i ka pyetur Arian Çani dy aktorët në studio.

“Shumë pozitiv dhe kemi dëgjuar legjendat e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Para se të vij në Shqipëri, jam informuar për legjendën e Skënderbeut”, tha Jason.

Ju mund të pëlqeni dhe këto