“Ishte e lodhshme”, Eva Alikaj flet për rolin e saj në Pallatin 176

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” është e ftuar aktorja Eva Alikaj, e cila ka folur për muzikalin e saj që do të vihet në skenën e “arTurbina”.

“Lola Blau” quhet muzikali që Eva do të vendosi në skenë më 14 dhe në 15 dhjetor. “Dukem shumë e re për moshën që kam. E quaj veten të talentuar, kur thonë s’je, them hajde e bëje atë që kam bërë unë, lër gjurmë. Unë them ju jeni kështu, bëni ç’të doni, mua më lini këtu”, ka thënë Eva për karrierën e saj.

“Ta luash për 5 vjet, e sforcoja gjithmonë veten në shfaqjet e Pallati 176. Në fillim ka qenë shumë e këndshme, për mua ishte shumë e lodhshme, që të ishe aq e freskët, aq komike. Më dukesha sikur lekët duhet t’i paguaja unë, aq shumë më pëlqente si profesion, merrja lekët dhe ia jepja mamit. Unë nuk e ndjej veten të harruar. Unë ika jo për të ndenjur, por ashtu erdhi puna, qëndrova për djalin”, tha Eva Alikaj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto