Flower
Flower

“Iris Luarasi Presidente e Shqipërisë së Madhe?”, Andi Bejtja: “Po u soll mirë në debate…”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar gazetari dhe analisti Andi Bejtja, i cili është bërë pjesë e intervistë “Kërkohet President për Shqipërinë e Madhe”, që ka disa javë që bëhet në emision, ku të ftuarit shikojnë disa figura politike e japin mendimin e tyre nëse mund të bëhet President i Shqipërisë e Kosovës së bashkuar, ose jo.

Gjatë intervistës, në ekran doli fotoja e Iris Luarasit, ndaj së cilës Andi Bejtja ka dhënë një përgjigje të papritur.

“Po u soll mirë nëpër debate mbas 20 vitesh mund të bëhet Presidente”, tha ai duke qeshur, referuar debatit që ndodhi dje në emisionin “Open”, ku Bejtja shpërtheu pasi nuk po i linin rradhë për të folur teksa Luarasi po kërkonte të bënte një pyetje.

Ju mund të pëlqeni dhe këto