Erosi, besimi, zëri/ A mund t’i përvetësojë Basha këto tre elementë? Salianji: “I ka, e ka mundur drejtpërdrejtë Ramën”

Mbrëmjen e sotme të ftuar në “Zonë e Lirë” janë Arjan Çuri, Ervin Salianji, Adriatik Lapaj dhe Zhaklin Lekatari, që kanë folur mbi ngjarjen e aktualitetit në vend.

“Erosi, Besimi, Zëri/ Ç’rol luajnë për të marrë pushtetin?”, ka qenë një nga pyetjet e shtruara në emision.

“Sa ndikojnë për të marrë pushtetin këto tre elementë? Ka shanse Lul Basha që nëse nuk i ka, që t’i përvetësojë dhe a i duhen për këto zgjedhje a jo?”, i ka pyetur Çani të ftuarit.

“Nëse Basha do marri një ekip të duhur, patjetër që do i marri. Por a do i duken spontante? A do funksionojë tek publiku? Për mendimin tim ka vetëm për të fituar, jo për të humbur. Unë do doja shumë të kishte një pluralizëm politik, por e shoh të vështirë. Më duket sikur është zaptuar situata. Edhe sikur Basha do i përvetësojë, nuk është e thënë që do fitoj”, ka thënë Lekatari.

“Jemi tek ajo faza që tha Çuri, tek pika e zorrëve. Unë mendoj që jemi tek kjo fazë dhe nuk diskutohet më për konkurrencë në këto elementë. Unë mendoj që qytetarët janë ndërgjegjësuar, Basha duhet të përmirësojë sinqeritetin ndaj qytetarëve dhe garantimin që nuk do jetë thjesht një rotacion. Ka shumë elementë që duhet t’i përmirësojë. Problem sot është të iki autokracia dhe të jetë besimi që kjo nuk do përsëritet”, tha Lapaj.

“Sigurisht ka njerëz që janë në avantazh sepse ndonjë nga këto element e kanë të lindur, por kjo s’do të thotë që nuk bëhet dot. Edhe unë në rininë time kam patur një mentore në një radio private që kam punuar, që merrej me kërkesën time, duke mësuar të shqiptuarin drejt, diafragmën, pozicionin si duhet të flasësh dhe se si të buçasi zëri në kraharor. Kam punuar gazetar në një radio dhe kisha dëshirë që në atë kohë të mësoja artin e të shqiptuarit, të komunikuarit… Nëse do, ia del. Në momentin që zorrët kërcasin, njerëzit kërkojnë një të ‘dashur të ri’ dhe ai që duhet të zëvendësojë të dashurin e vjetër, është Basha. Do ta arrijë Basha ta zëvendësojë njerëzve Ramën? Dhe Basha e ka kuptuar këtë dhe po e bën ndryshimin”, tha Çuri.

“Të gjithë këto elementët që po diskutohen, Basha i ka. Ka një lloj atraktiviteti të caktuar në masa elektorale, por nuk është kjo gara e zgjedhjeve. Njerëzit presin që në mënyrë të strukturuar, nga një grup njerëzish, të japin adresimin e duhur të problemeve të caktuara në ekonomi, arsim, etj. Këto tre elemente Basha i ka, është një lider me super imazh. I ka mundur të drejtpërdrejtë, Edi Rama nuk ka fituar garën direkte. Padiskutim që Rama i ka këto tipare të personalitetit, por nuk fitoi me këto tipare. Nëse Basha del në terren, ky del në terren, etj. Nuk po bën asnjë gjë të re”, ka thënë Salianji.

Ju mund të pëlqeni dhe këto